U qëllua me armë, momenti kur kryeministri sllovak futet në makinë nga forcat e sigurisë (VIDEO)
Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico mbeti i plagosur mesditën e sotme nga një atentat me armë zjarri përpara një qendre të komunitetit kulturor në qytetin Handlova, ku ishte mbajtur një mbledhje e qeverisë.
Në pamje tregohet momenti kur truprojat largojnë kryeministrin nga vendi i ngjarjes, pak çaste pasi ndaj tij kishte shtënë me armë zjarri një person. Dy nga rojet e kryeministrit e ndihmuan me shpejtësi dhe e futën në një makinë. Raportet lokale thonë se ai më pas u transportua me helikopter në një spital aty pranë.
Një dëshmitare i tha uebsajtit të Dennik N se ajo dëgjoi tre ose katër të shtëna dhe pa kryeministrin të rrëzohej përtokë. Ajo pa plagë në kokë dhe gjoks.
Autori është arrestuar pak metra më tej nga civilët dhe më pas kanë ndërhyrë forcat e policisë.
Kryeministri sllovak u dërgua me urgjencë në spital por gjendja e tij shëndetësore ende nuk dihet, teksa mediat vendase tregohen të rezervuara.
Handlova është rreth 180 km (112 milje) në veri-lindje të kryeqytetit Bratislava.
Robert Fico u kthye në pushtet në Sllovaki pas zgjedhjeve shtatorin e kaluar, në krye të një koalicioni populist-nacionalist.
Muajt e tij të parë si kryeministër kanë rezultuar shumë të diskutueshëm politikisht. Në janar ai ndërpreu ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe muajin e kaluar shtyu planet për të shfuqizuar transmetuesin publik RTVS.
| URGENTE: Imágenes del primer ministro eslovaco Robert Fico siendo llevado a su coche tras recibir varios disparos en un intento de asesinato. El atacante ha sido detenido. pic.twitter.com/HcxSa1FJZx
— Alerta News 24 (@AlertaNews24) May 15, 2024