RajoniTop Lajme

Ura e Ibrit, shefja e UNMIK-ut: Çështja të zgjidhet në dialog

Shpërndaje

Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh ka bërë thirrje që të evitohen hapat e njëanshme për sa i përket hapjes së Urës së Ibrit për makina. Ajo tha se kjo çështje duhet që të zgjidhet në dialog.

“PSSP Ziadeh përsërit se veprimet e njëanshme që mund të rrisin tensionet, të rrezikojnë stabilitetin dhe të minojnë besimin midis komuniteteve duhet të shmangen. Çështjet e pazgjidhura, përfshirë. planet për të rihapur urën e Ibrit të Mitrovicës për automjete, që do të zgjidhet përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka thënë ajo.

Në agjendën e Qeverisë së Kosovës sa i përket veriut të Kosovës duket se është edhe hapja e Urës së Ibrit për qarkullim të veturave.

Ky paralajmërim ka ardhur nga numri dy i Policisë së Kosovës, Veton Elshani, dhe nga Asamblistë të VV-së në Komunën Veriore të Mitrovicës që udhëhiqet nga Erden Atiq i VV-së.

Bashkimi Evropian ka reaguar duke thënë se vendimi për hapjen e Urës së Ibrit duhet të merret në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE në Bruksel. Të njëjtin qëndrim e ka përsëritur edhe KFOR-i sot.