Vizita në paraburgim/ Prindërit e ish-presidentit Hashim Thaçit shkojnë në Hagë

Shpërndaje

Prindërit e ish-presidentit Hashim Thaçi, kanë shkuar në Holandë për të vizituar djalin e tyre, i cili po gjykohet në Dhomat e Specializuara.

Fondacioni “Përkrahje Juridike për Mbrojtjen e Hashim Thaçit” njofton se ata kanë hyrë në takim në orën 13:30 dhe do të qëndrojnë deri në orën 16:00.

“Problemet shëndetësore me të cilat po përballen janë të shumta, por i madh ishte edhe malli për ta takuar djalin e tyre”, thuhet në postimin në Facebook.

Përfundoi takimi i Hashim Thaçit me prindërit e tij

Ka përfunduar vizita e prindërve të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.

Haxhi dhe Hyra Thaçi ishin sot për vizitë tek Hashim Thaçi, pas dy vitesh kur e kishin takuar për herë të parë që nga dorëheqja dhe dërgimi i tij në Hagë.

Pas daljes nga Njësia e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara, babai i ish-presidentit Thaçi u shpreh i lumtur që e pa sërish djalin e tij.

Ndryshe, vizita e parë dhe e vetme e prindërve të Thaçit në Hagë ishte më 8 qershor 2022. Pas kësaj periudhe të gjatë që nuk e kishin parë djalin e tyre, Haxhi Thaçi dhe Hyra Thaçi që po i afrohen moshës 90-vjeçare, sot sërish kanë marrë rrugën nga Kosova drejt Hagës.