Ahmeti për 25 vjetorn e çlirimit: Kush e harron të kaluarën, rrezikon që ajo të përsëritet
Ali Ahmeti, kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), tha se dita e çlirimit të Kosovës na përkujton që të mos harrohet se liria është e shenjtë.
“25 vjetori i çlirimit na përkujton të mos harrojmë asnjëherë se liria është e shtrenjtë, se gjaku i dëshmorëve dhe i martirëve as nuk lahet, as nuk thahet e as nuk shlyhet, por vetëm respektohet dhe zbatohet si amaneti më i shtrenjtë për një komb”, shkroi Ahmeti.
Kush e harron të kaluarën, sipas liderit të shqiptarëve në Maqedoni të Veriut, “rrezikon që ajo t’i përsëritet!”.
“Pafundësisht krenar për luftën e dlirë çlirimtare dhe mirënjohës për aleancën tonë euro-amerikane që bashkë sollën lirinë dhe demokracinë. Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit”, përfundoi ai.
Postimi i plotë:
25 vjetori i çlirimit na përkujton të mos harrojmë asnjëherë se liria është e shtrenjtë, se gjaku i dëshmorëve dhe i martirëve as nuk lahet, as nuk thahet e as nuk shlyhet, por vetëm respektohet dhe zbatohet si amaneti më i shtrenjtë për një komb.
Kush e haron të kaluarën, rrezikon që ajo ti përsëritet!
Pafundësisht krenar për luftën e dlirë çlirimtare dhe mirënjohës për aleancën tonë euro-amerikane që bashkë sollën lirinë dhe demokracinë.
Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit.