Albin Kurti uron Mickoskin për marrjen e detyrës si kryeministër i RMV-së
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Hristijan Mickoskin për marrjen e detyrës si kryeministër i Maqedonisë së Veriut, ku tha se me padurim pret që të bashkëpunojë për të përmirësuar edhe më tej raportet mes dy vendeve.
Kurti tha se Kosova dhe Maqedonia jo vetëm që janë vende fqinje por edhe partnerë të ngushtë në orientimin në NATO, bashkëpunimin rajonal dhe integrimin në BE.
“Urime për Mickoskin për zgjedhjen tuaj kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk janë vetëm fqinjë, por aleatë dhe partnerë të ngushtë në orientimin në NATO, bashkëpunimin rajonal dhe integrimin në BE. Nga rruga Prizren-Tetova deri te mbrojtja dhe siguria, pres me padurim të punoj me ju për të përmirësuar edhe më tej marrëdhëniet tona tashmë të forta dypalëshe”, ka shkruar Kurti në platformën X.