MaqedoniTop Lajme

Arben Fetai merr funksionin e Zv. Kryeministrit për Qeverisje të Mirë dhe Transparencë

Shpërndaje

Sot Arben Fetai nga koalicioni VLEN ka pranuar detyrën e Zv. Kryeministrit për Qeverisje të Mirë dhe Transparencë, transmeton ALBAZONE MEDIA.

Postimi i plotë:

Sot pata kënaqësinë të bëj pranim dorëzimin e detyrës së Zv. Kryeministrit për Qeverisje të Mirë dhe Transparencë me paraardhësen time, znj. Slavica Gërkovska.
Nga zonja Gërkovska u brifova për punët e mira që janë bërë në këtë kabinet por edhe për sfidat e shumta në përmirësimin e qeverisjes si dhe pengesat institucionale për luftë efikase kundër korrupsionit.
Në vijim, unë si Zv. Kryeministër për Qeverisje të Mirë dhe Transparencë dhe ne si qeveri reformuese dhe pro-evropiane do të ndjekim katër akse prioritare të veprimit në fushën e shtetit të së drejtës dhe qeverisjes së mirë.
1. Evropianizmi i sistemit të drejtësisë
2. Lufta pa kompromis kundër korrupsionit
3. Përgjegjësia penale dhe sekuestrimi i aseteve kriminale
4. Transparenca e plotë institucionale
Prioritet i prioriteteve i qeverisë sonë do të jetë lufta pa pardon kundër korrupsionit dhe llogaridhënia nga aktorët e korruptuar. Qeveria jonë do të sjell një strategji të re për të forcuar kapacitetet institucionale për investigimin financiar dhe konfiskimin e aseteve kriminale. Ndryshimi ka filluar!