Bota

BE-ja bie dakord për paketën e 14-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Shpërndaje

Bashkimi Evropian (BE) ra dakord sot për paketën e 14-të të sanksioneve ndaj Rusisë për shkak të luftës së saj kundër Ukrainës që po vazhdon për më shumë se dy vjet, transmeton Anadolu.

“Ambasadorët e BE-së sapo ranë dakord për një paketë të fuqishme dhe thelbësore të 14-të sanksionesh në reagim ndaj agresionit rus kundër Ukrainës”, njoftoi Presidenca belge e Këshillit të BE-së në X.

“Kjo paketë ofron masa të reja të synuara dhe maksimizon ndikimin e sanksioneve ekzistuese duke mbyllur zbrazëtirat”, thuhet më tej.