Deklarohet kryeministri Kurti për bisedën Kusari-Radoiçiq, ja çfarë thotë për këtë situatë!
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur situatë të montuar bisedën telefonike ndërmjet shefes së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje me kryekriminelin serb, Milan Radoiçiq.
“Unë vete nuk i kam dëgjuar, por qytetarët e dine se kush ka bashkëpunuar dhe e kanë shumë të qarte pse Radojiçiq ka ikur tash dhe nuk qëndron në qeveri.
Ajo është një situatë e montuar dhe Radojiçiq këtë muaj i bënë 9 muaj që është i lirë në Serbi”, u shpreh Kurti.
closevolume_off
“Mendoj që përpiqeni të dramatizoni me çdo kusht disa sekonda të një bisede, por se ku u morr si u pre kush e porositi. Mimoza Kusari-Lila nuk është anëtare e Vetëvendosje”, ka thënë tutje Kurti.