Dr.Florim Selimi pritet të jetë drejtor i Spitalit të Tetovës?
Kirurgu i njohur nga Tetova, Dr. Florim Selimi pritet të jetë drejtor i ri i Spitalit të Tetovës mëson portali TS. Pas formimit të qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe ndarja e ministrive nga koalicioni VLEN kanë nisur edhe ndarja e drejtorive.
Siç mësohet VLEN do të merr shumë drejtori dhe ditëve në vijim priten që të mësohen edhe ndarja mes VMRO-së, VLEN dhe ZNAM si koalicion qeversisë.
Florim Selimi është një kohë të gjatë si kirurg në spitalin e Tetovës dhe kjo drejtori pritet ti takojë Lëvizjes BESA nga koalicioni VLEN, pasi ministria e Shëndetësisë i ka takuar ASH-së së Arben Taravarit.
Sot ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari u shpreh se brenda dy muajve do të shkarkojë të gjithë drejtorët ekonomik në spitale dhe spitalet shtetërore nuk do të kenë më nga dy drejtor, por nga një drejtor.
Vlen të thekësohet se në Spitalin e Tetovës janë shumë projekte të nisura ku duhet të përfundohen, ministri Taravari ka premtuar se spitali Kërçovës do të përfundoj në mandatin e tij dhe i Tetovës do të bëhet Klinikë ashtu siç e meriton./TS/