Fatmir Limani pranon postin e Ministrit të Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë
Fatmir Limani ka pranuar postin e Ministrit të Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, transmeton ALBAZONE MEDIA.
Postimi nga Limani:
Sapo pranova postin e Ministrit të Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë.
Nga ky moment puna filloi. Qytetarët kërkojnë VEPRIM, dhe ne do të veprojmë për jetë të denjë të qytetatëve, zhvillimin demokratik të kombit shqiptar në veçanti, por edhe të gjithë qytetarëve.
Patjetër se fokus të veçantë do të ketë rinia, për të cilën patjetër të krijojmë ardhmëri në vendlindje.
Na priftë e mbara!