Humanisti Halil Kastrati nderohet me mirënjohje për aktivitetet në Shqipëri. Rama: FALEMINDERIT!

Shpërndaje

Sot Kryeministri i Shqipërisë z. Edi Rama ka nderuar Humanistin nga Kosova hoxhë Halil Kastratin me mirënjohjen për aktivitetet në Shqipëri, e në veçanti në qytetin e Lezhës, përcjell ALBAZONE MEDIA.

Postimi nga Halil Kastrati:

Faleminderit Kryeminstër Edi Rama
Isha i nderuar të pranoj nga Kryeministri i Shqipërisë z. Edi Rama, mirënjohjen për aktivitetet tona në Shqipëri, e në veçanti në qytetin e Lezhës.
Kjo mirënjohje, ashtu siç janë edhe shumë të tjera për ne, janë motivim për të vazhduar me misionin tonë dhe njëkohësisht edhe këtë vleresim ia dedikoj të gjithë donatoreve të Shoqatës sonë.
Faleminderit e Zoti ju nderoftë!

Postimi nga Edi RAMA:

FALEMINDERIT
Nderim për Halil Kastratin, me mirënjohje për kontributin e tij të posaçëm në ndërtimin e 23 banesave për familjet e prekura nga tërmeti në qytetin e Lezhës