Kushtetuesja mbeti pa udhëheqës, dështon për të shtatën herë zgjedhja e kryetarit
Që dje, Gjykata Kushtetuese ka mbetur zyrtarisht pa kryetar. As për të shtatën herë, gjykatësit kushtetues, nuk arritën ta zgjedhin kryetarin e ri të Gjykatës Kushtetuese. Derisa zgjedhja e të parit të Kushtetueses vazhdon, më 2 qershor kryetares së deritanishme Dobrilla Kacarskas i ka përfunduar mandati. Kandidati i vetëm për këtë post sot ishte gjykatësi Osman Kadriu, por ai nuk arriti ta fitoj shumicën e nevojshme, për kryetar.
Mëngjesin e sotëm profesoresha Ana Pavlovska-Daneva u tërhoq nga gara për zgjedhjen e kryetares së Gjykatës Kushtetuese, kurse kundërshtarja e saj, Tatjana Vasic-Bozaxhieva ende nuk e ka marrë shumicën e nevojshme për të zëvendësuar Dobrila Kacarska.
Nga votimi që u bë të premten, Vasic-Bozadzieva mori 5, nga së paku 6 votat e nevojshme dhe asnjë nga gjykatësit kushtetues nuk është penduar.
Zgjedhjet filluan të enjten kur u propozuan dy kandidatët, të cilët nuk morën shumicën e nevojshme të enjten dhe të premten, katër gjyqtarë votuan për Danevën dhe pesë për Vasiçin.
Sipas nenit 7 të Rregullores së Gjykata Kushtetuese, kryetari i Gjykatës Kushtetuese zgjidhet në seancë nga gjykatësit me shumicë prej dy të tretash të numrit të përgjithshëm të gjykatësve, me votim të fshehtë. Votimi nuk ka kufizim, përsëritet derisa një nga kandidatët të marrë shumicën e nevojshme.
Gjykata mund të përballet me bllokadë, duke pasur parasysh faktin se mandati i Kacarskës ka përfunduar dje, dhe rregullorja e punës nuk parashikon as nënkryetar dhe as ushtrues detyre.