Masakrimi për vdekje i 11-vjeçares greke nga daja i saj, dhjetëra qytetarë vërsulen drejt makinës që mbante autorin e krimit (Video)
Masakrimi i vajzës 11-vjeçare Vasiliki mga daja i saj ka tronditur Greqinë, duke sjellë një situatë kaotike jashtë gjykatës së Pirgos. Familjarët e viktimës dhe dhjetra qytetarë janë vërsulur drejt makinës së policisë, që shoqëronte autorin e ngjarjes drejt gjykatës.
U desh ndërhyrja e patrullave, por situata nuk u qetësua aspak, teksa incident nga qytetarët vazhduan.
Përfundimisht, për shkak të incidenteve, transferimi i autorit 37-vjeçarit nuk ka përfunduar, pasi është marrë vendimi për largimin e makinës së patrullës për arsye sigurie.
Ndaj tij policia ka ngritur kallëzim për vrasje me dashje dhe tentativë përdhunimi.