Mickoski: Marrëveshja e Prespës është pjesë e sistemit tonë juridik
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës dhe përdorimin e emrit kushtetues, thotë se në Greqi ka “histeri”.
“Nuk pres qëndrim dhe sjellje “talebane” nga asnjë politikan dhe censurim të të drejtave themelore të njeriut. Gjithçka që përmban Marrëveshja e Prespës është pjesë e sistemit tonë juridik dhe rendit kushtetues, këtë do ta respektojë qeveria e ardhshme e VMRO-DPMNE-së.
Vendimet për deputetë i morëm me emrin e ri. E drejta ime njerëzore është e drejta për lirinë e shprehjes dhe fjalës. Nuk i kam për inat politikanët kur nuk thonë emrin e plotë dhe të plotë të vendit, por vetëm fundin ose një pjesë të atij emri. Për mua atdheu im në çdo deklaratë që bëj është Maqedonia dhe do të mbetet Maqedonia”, tha në konferencën e sotme për shtyp Mickoksi.
Në Samitin e NATO-s në korrik, shton Mickoski, nëse kjo çështje ngritet, mesazhi im do të jetë se “do të doja të ndërtoj ura bashkëpunimi me fqinjët tanë”.
“Maqedonia dhe njerëzit janë paqësorë dhe mikpritës. Kështu u sollën ata, pres që kështu të sillen edhe fqinjët tanë, të bashkëpunojnë dhe të kultivojnë marrëdhënie të mira fqinjësore”, tha sot Mickoski.