Momenti kur presidenti përballet me gjeneralin puçist (Video)

Shpërndaje

Përballja “kokë më kokë” mes presidentit bolivian dhe gjeneralit puçist u kap e gjitha në kamera. Në videon e publikuar nga Reuters shihet Presidenti Luis Arce i cili debaton ashpër me Gjeneralin Juan Jose Zuniga, teksa ai drejtonte një përpjekje për grusht shteti.

Në video Arce dëgjohet teksa i kërkon gjeneralit të tërheqë urdhrin dhe të largojë forcat ushtarake nga godina qeveritare teksa thotë “Jam unë kapiteni i tyre”.

Data, vendi dhe personazhet në video janë konfirmuar nga Reuters.

Pjesë nga debati

ARCE: Jemi të mërzitur që jeni këtu!

ZUNIGA: Edhe ne!

Një grua e paidentifikuar: Këtu janë njerëzit që nuk do t’u lënë ta bëni gjeneral!

ARCE: Komandanti jam unë!

Një grua e paidentifikuar: Ja ku është komandanti yt.

Një burrë i paidentifikuar: Nuk mund të tërhiqemi

ARCE: Atëherë binduni urdhrit tim Kapiten apo Gjeneral: Tërhiqni urdhrin dhe dërgoni policinë ushtarake në kazermë, tani!

ZUNIGA: Nuk bëhet. Nuk bëhet. Nuk mund të keq kaq shumë përbuzje.

ARCE: Gjeneral, nuk mund ta lejoj këtë që po bëni kundër popullit bolivian.

Një grua e paidentifikuar: Është kundër demokracisë, kundër popullit.

Një burrë i paidentifikuar: Rroftë demokracia, ta marrë djalli!

ARCE: Nëse respektoni urdhrat ushtarakë, pretendoni se jeni një ushtarak i mirë, atëherë tërhiqni trupat.

Forcat e armatosura boliviane mësynë në godinën presidenciale në La Paz të mërkurën, por më pas u tërhoqën dhe gjenerali u arrestua. Presidenti Arce e cilësoi veprimin e tij si një përpjekje për grusht shteti dhe bëri thirrje për mbështetje ndërkombëtare.