Myftiu Tërnava uron myslimanët për festën e Kurban Bajramit

Shpërndaje

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka dhënë një sot një mesazh urimi duke u përqendruar në këtë festë dhe duke uruar edhe për Ditën e Çlirimit të vendit.

Tërnava shprehu gëzimin dhe respektin për këtë festë të rëndësishme për besimtarët myslimanë në të gjithë botën. Duke theksuar rëndësinë e kësaj dite madhështore për shoqërinë dhe familjet kosovare, ai uroi për harmoninë dhe gëzimin që festa sjell në mesin e besimtarëve.

Përtej festimeve të besimit, Myftiu gjithashtu përkujtoi Ditën e Çlirimit të Kosovës, duke i uruar qytetarëve të vendit për këtë ditë të rëndësishme historike. Ai shprehu respektin për sakrificat e brezave të mëparshëm që ndihmuan në arritjen e pavarësisë së Kosovës, duke theksuar rëndësinë e kujtesës dhe përkushtimit të vazhdueshëm për të ardhmen e vendit.

Ndër të tjera, Tërnava shprehu shqetësimin e tij për konfliktet në Palestinë dhe Ukrainë, duke bërë thirrje për rikthimin e paqes në këto rajone.

Ai tha se ne si qytetarë duhet punuar në promovimin e paqes, përhapjen e vëllazërisë dhe tolerancës.

Dita e parë e Kurban Bajramit është të dielën më 16 qershor 2024. Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban Bajramit, mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.