RajoniTop Lajme

Nga e hëna falas polica e sigurimit për diasporën, Kurti: Kosova ju pret me krahë t’hapur

Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti u ka uruar mirë se ardhje në vendlindje të gjithë mërgimarëve.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se nga e hëna ata do të mund të marrin falas policën e sigurimit me vlefshmëri një muaj, në cilëndo prej pikave kufitare hyrëse.

“Të dashur bashkatdhetarë, si çdo verë, e përherë, Kosova ju pret me krahë t’hapur dhe zemrën plot”.

“Ju që do të vini me automjete, nga e hëna mund të merrni falas policën e sigurimit me vlefshmëri një muaj, në cilëndo prej pikave kufitare hyrëse. Mirë se vini në vendlindje! Pushime të këndshme!”, ka shkruar Kurti.