Osmani: Liria s’do të ketë kuptim pa drejtësi për 1133 fëmijët e vrarë gjatë luftës

Shpërndaje

Në 25-vjetorin e çlirimit, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, së bashku me homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj, bëri homazhe te pllaka përkujtimore për fëmijët e vrarë gjatë luftës.

Në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, e para e shtetit të Kosovës shkroi se liria nuk do të ketë kuptim pa drejtësi për 1133 fëmijët e vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë, të cilëve iu pre jeta ende pa e nisur mirë!

“Në Ditën e Çlirimit, bashkë me Presidentin Begaj nderuam kujtimin për ta”, shkroi mes tjerash ajo në postim.