Atentat ndaj ish-presidentit, Trump plagoset pas të shtënave me armë zjarri (Video)

Shpërndaje

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është shfaqur i plagosur pasi u raportuan të shtëna me armë zjarri në një tubim në shtetin amerikan të Pensilvanisë, transmeton Anadolu.

Sipas pamjeve në mediat sociale, Trump u pa i gjakosur në veshin e tij të djathtë teksa po evakuohej nga skena.
Shërbimi Sekret tha se ka zbatuar masa mbrojtëse dhe ish-presidenti është i sigurt.

“Ky është tani një hetim aktiv i Shërbimit Sekret dhe informacione të mëtejshme do të publikohen kur të jenë të disponueshme”, tha Shërbimi Sekret.