Autobusët privatë, reduktime në dy ditët e ardhshme! Nëse nuk ua paguajnë borxhin, thonë se do ta ndërpresin qarkullimin
Transportuesit privat njoftojnë se dy ditët e ardhshme do të funksionojnë me qarkullim të reduktuar, ndërsa nëse Ndërmarrja e Qarkullimit Publik dhe Qyteti i Shkupit nuk ua paguan borxhin, paralajmërojnë se do ta ndërpresin tërësisht qarkullimin. Oliver Petrushevski, vozitës në transportin privat, tha se janë në borxh në pompat e benzinës për naftë.
Përveç borxhit, Isen Halili thotë se edhe rrogat i kanë të ulëta, sa mezi i mbulojnë shpenzimet në muaj dhe janë të detyruar të marrin kredi.
Muhadin Halili, shofer në transportin privat, i cili varet vetëm nga kjo punë, thotë se nuk e di se a do të kthehet të punojë apo të kërkojë punë tjetër.
Kontaktuam Qytetin e Shkupit për të pyetur se a do të ndërmarrin ndonjë gjë, por nga atje nuk u përgjigjën.
Ndryshe Shkupi mbeti pa autobusë privatë edhe në nëntor 2022, edhe për shkak të borxhit.