Janevska: Mësim në gjuhën shqipe në Çashkë do të ketë nëse krijohen kushte
Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, e pyetur se si do të zhvillohet mësimi në vitin e ri shkollor në Çashkë, shqip apo maqedonisht, tha se deri më tani ka pasur shumë parregullsi për këtë çështje dhe se po përpiqen ta zbërthejnë gjithë lëmshin e krijuar.
Sipas Janevkës, mësim shqip në Çashkë do të ketë nëse krijohen kushte.
“Me të vërtetë, e pamundur është në Ministri, diku ku ka nënshkruar ministri, të mos ketë dokumentacion për këtë rast. Pasi ta shohim dokumentacionin, do të takohemi dhe do të kërkojmë, me të gjithë përfaqësuesit, zgjidhjen më adekuate.
Të drejtat e të gjithëve, sipas ligjit, do të respektohen. Pra, nëse hapen kushte, nëse mundësojmë kushte të denja, po, fëmijët do të mësojnë në gjuhën shqipe.
Me këtë dua të ju theksoj se fëmijët e këtyre dhjetëra fëmijëve kanë nënshkruar deklarata para se të dalë problemi, se fëmijët do të mësojnë në gjuhën maqedonase. Se janë fëmijë që i dinë të dy gjuhët, është mjedis i përzier. Kjo përbën problem shtesë dhe një pjesë e tyre nuk janë me adresë banimi në atë rajon”, theksoi Vesna Janevska, ministre e Arsimit dhe Shkencës.