RajoniTop Lajme

Kurti s’i shkoi në takim, Osmani mediave: Nuk i dimë arsyet, mund ta pyesni atë

Shpërndaje

Presidentja Vjosa Osmani u ka thënë gazetarëve se duhet ta pyesin vet kryeministrin Albin Kurti se pse nuk mori sot pjesë në takimin e thirrur nga ajo për liderët e partive politike për të diskutua për datën e zgjedhjeve të ardhshme nacionale.

Pas përfundimit të takimit në një konferencë për media, ajo ka theksuar se Kurti nuk u dha ndonjë arsye.

“Nuk ka qenë kryetari i LVV-së në takim, nuk i dimë arsyet, mund ta pyesni atë drejtpërdrejt, supozoj se është në zyrë”, ka thënë Osmani. /Klankosova.tv