Qeveria e RMV-së ndau 600 milionë denarë për bujqit dhe blegtorët
Në seancën e Qeverisë është marrë vendim me të cilën është bërë ridedikim në programin për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2024 me të cilin sigurohen përmes Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave 600 milionë denarë për pagesa të drejtpërdrejta për bujqit për prodhimtari bimore dhe blegtore të cilat deri tani kanë qenë të papaguara.
Gjithashtu është marrë vendim me të cilin Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, në përputhje me programin e investimeve kapitale, vë në dispozicion të Komunës së Gjorçe Petrovit 6 milionë denarë për ndërtimin dhe rindërtimin e infrastrukturës rrugore.