Scholz: Gjermania nuk do të jetë palë në luftën në Ukrainë
Kancelari gjerman, Olaf Scholz u përpoq të siguronte qytetarët se Gjermania nuk do të marrë pjesë në luftën në Ukrainë, ndërsa vazhdon të mbështesë Kievin në luftën kundër forcave ruse.
“Po, unë e jap atë garanci. Kjo është ajo që unë mbroj si kancelar”, theksoi ai.
Megjithatë, presidenti rus Vladimir Putin e ka konsideruar prej kohësh Gjermaninë dhe aleancën ushtarake perëndimore NATO-n si një palë ndërluftuese.
Scholz hodhi poshtë idenë e një armëpushimi në Ukrainë me kushtet ruse.
“Për mendimin tim, një armëpushim që përfshin dorëzimin e Ukrainës është diçka që ne, si Gjermani, nuk duhet ta mbështesim kurrë”, theksoi ai.
Kancelari tha se kjo nuk është një çështje abstrakte, “siç mund të shihet nga kjo ofertë e çuditshme paqeje nga Putin”.
”Kjo tregon se Putini nuk ka ndërmend t’i japë fund luftës”, tha Scholz.