Taravari: Zgjidhim problemin me kaosin e parkimit në Spitalin Klinik “Nënë Tereza”
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, ka njoftuar se Qeveria ka sjell vendim me të cilin zgjidhet problemi me kaosin e parkimit në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”.
Siç bëhet e ditur, në vendimin e Qeverisë jepet leja që të jepet kontratë për partneritet publiko – privat për ndërtimin e garazheve me kate.
“Zgjidhim problemin me kaosin e parkimit në Spitalin Klinik “Nënë Tereza”
Me propozimin tonë, Qeveria e Maqedonisë së Veriut mori vendim për incimin e procedurës për dhënie të kontratës për themelimin e partneritetit privato-publik për ndërtimin e garazheve montuese në kate në Spitalin Klinik “Nënë Tereza”.
Ky projekt privato-publik vjen sipas studimit të fizibilitetit të mëhershëm dhe ka për qëllim të shtojë të ardhurat e Spitalit Klinik dhe përfshin dy garazhe montuese në kate, lëvizje të lirë të auto-ambulancave dhe parkim të organizuar.
Me realizimin e këtij projekti, do të lehtësohet dukshëm trafiku në oborrin e Spitalit Klinik, ku do të shfrytëzohet në maksimum hapësira ekzistuese”, thuhet në njoftimin e Taravarit.