MaqedoniTop Lajme

Zv.kryeministri Arben Fetai priti koordinatoren e përhershme të OKB-së, Rossana Dudziak

Shpërndaje

Zv.kryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai, ka pritur sot në takim Koordinatoren e Përhershme të OKB-së, znj. Rossana Dudziak.

“Pata kënaqësinë të mirëpres sot në një takim njohës, Koordinatoren e Përhershme të OKB-së, znj. Rossana Dudziak, shoqëruar nga këshilltarja e saj për të drejtat e njeriut, znj. Tatjana Temelkoska.

I ofrova mbështetjen time të parezervë familjes së organizatave të OKB-së në zbatimin e katër prioriteteve të tyre strategjike – ekonomia, zhvillimi social, mjedisia dhe energjetika, dhe veçanërisht qeverisja e mirë, si gur themel i zhvillimit të qëndrueshëm.

Ramë dakord të vazhdojmë dhe thellojmë bashkëpunimin e shkëlqyer me agjencitë e OKB-së të pranishme në Maqedoninë e Veriut, me fokus në përshpejtimin e procesit të integrimit në BE dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve, veçanërisht të atyre që janë më të margjinalizuar dhe që kanë ngelur prapa”, ka shkruar Fetai.