Gërvalla: Bashkëpunimi Kosovë-ShBA-Kroaci, një shtyllë kyçe për paqen në Evropës Juglindore
Ministrja e Punëve të Jashtme e Diasporës, Donika Gërvalla, sot është takuar me ambasadoren e SHBA-së në Kroaci, Natalie Reyes, dhe ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Në një postim në Facebook, Gërvalla ka thënë se bashkëpunimi strategjik ndërmjet Kosovës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kroacisë përbën një shtyllë kyçe për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Evropës Juglindore.
Bashkëpunimi strategjik ndërmjet Kosovës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kroacisë përbën një shtyllë kyçe për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Evropës Juglindore.
Në takimin miqësor me ambasadoren e SHBA-së në Kroaci, znj. Natalie Reyes, diskutuam arritjet e rëndësishme të Kosovës në demokratizim, zhvillim dhe rrugën e saj drejt integrimit euroatlantik.