Kurti-Goffus, diskutohet mbi thellimin e bashkëpunimit me KFOR-in e NATO-n
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë një takimi sot me ndihmës-sekretarin e Përgjithshëm për Operacione të NATO-s Thomas Goffus, theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit mes institucioneve tona të sigurisë e mbrojtjes me KFOR-in e NATO-n dhe koordinimin e vazhdueshëm.
Njoftimi i plotë:
ënaqësi të mirëpres Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm për Operacione të NATO-s, Thomas Goffus, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Kosovë.
Në bisedën tonë, theksova se përkundër kërcënimeve të vazhdueshme dhe tentativave destabilizuese të Serbisë pro-ruse, Republika e Kosovës në tri vitet e fundit ka njohur progresin më të madh ndonjëherë ekonomik dhe demokratik. Institucionet tona të sigurisë kanë treguar maturi e përgatitje në përballjen dhe zmbrapsjen e sulmeve të Serbisë.
Së bashku edhe me NATO-n e miqtë e aleatët tanë, mbetemi të përkushtuar në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon, teksa e rrisim bashkëpunimin e ngushtë e të rregullt me njëri-tjetrin.
Sundimi i rendit e ligjit mbeten parësore. Do të vijojmë pareshtur të mbrojmë qytetarët e territorin, sovranitetin dhe demokracinë, pavarësinë dhe lirinë, si dhe progresin e prosperitetin tonë.