Mickoski: Falënderim Kroacisë dhe Plenkoviqit për mbështetjen e Maqedonisë drejt BE-së, bashkëpunimi mes dy vendeve do të vazhdojë edhe në të ardhmen
“Është një nder dhe kënaqësi e madhe për mua që sot mund të drejtohem nga këtu në Zagreb si kryeministër në vizitën time të parë bilaterale dhe mund të them me kënaqësi të madhe se në këtë vizitë të parë bilaterale ndërmjet Ministrive të Arsimit dhe Shkencës dhe Ministrinë e Shëndetësisë u nënshkruan marrëveshje bilaterale që do të përmirësojnë ndjeshëm marrëdhëniet mes dy vendeve, të cilat tashmë janë do të thosha vëllazërore.
Dua të falënderoj mikun tim të dashur, Kryeministrin e Qeverisë Kroate, z. Andrej Plenkoviq, për mikpritjen, për bisedën e këndshme, për atmosferën e mrekullueshme që kemi këtu në Zagreb. Dhe jam i bindur se marrëdhëniet vëllazërore mes qytetarëve maqedonas dhe kroatë do të vazhdojnë të jenë në nivel jashtëzakonisht të lartë edhe në të ardhmen ndërsa ne si dy qeveri do të vazhdojmë të punojmë për të rritur bashkëpunimin mes qytetarëve të të dy vendeve.
Jam mirënjohës për mbështetjen që marrim nga kryeministri Plenkoviç, nga ministrat në qeverinë kroate për proceset integruese evropiane, edhe pse zhgënjimi dhe padrejtësia që na është shkaktuar si qytetarë maqedonas, si shtet është i madh, sepse më shumë se dy dekada e gjysmë janë pas nesh që kur kemi nisur këtë rrugëtim, por fatkeqësisht ende jemi në një vorbull në të cilën nuk ka fund të sigurt, edhe pse dëshira e qytetarëve maqedonas për të qenë pjesë e familjes së Bashkimit Evropian është e madhe. Por shpresoj që si qeveri e re, me reformat që planifikojmë ti bëjmë fillimisht brenda vendit, e më pas në bashkëpunim me miqtë tanë, Qeverinë kroate, por edhe miqtë e tjerë që vijnë nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian, më në fund padrejtësia pas më shumë se ose do të thoja gati dy dekada e gjysmë nga sot do të rregullohet dhe qytetarët maqedonas do të mund të jenë së bashku me qytetarët evropianë si pjesë e familjes së madhe evropiane.
Jam i bindur se vlerat të cilat para shumë dekadave i përcaktuan Schumann, Adenauer dhe De Gasperi si vlera evropiane, qytetarët dhe politikanët evropianë do ti shkëmbejnë edhe në të ardhmen dhe se nuk do të jemi viktima të mosmarrëveshjeve bilaterale në rrugën tonë drejt integrimit të plotë në kuadër të Bashkimit Evropian.
Dhe në fund dua të theksoj se kemi prekur disa tema të përbashkëta, të cilat kanë rëndësi të madhe për të dyja vendet, duke përfshirë edhe bashkëpunimin ekonomik, i cili në këtë moment ka vlerë prej më shumë se treqind milionë dollarë në vit. Ka hapësirë për progres, një numër i madh i kompanive maqedonase dhe një numër i madh i kompanive kroate janë të pranishme në tregjet e përbashkëta, dhe pse jo në të ardhmen të veprojmë së bashku në tregje të treta. Ky është thelbi i marrëdhënieve miqësore, kur përveç marrëdhënieve politike dhe qytetare do të kemi marrëdhënie afariste kur do të veprojmë së bashku në konsorcium në tregje të treta dhe në këtë mënyrë do të mund t’i shtojmë vlerë ekonomive të të dy vendeve.
Unë besoj absolutisht se së bashku me mikun tim të dashur Andrej do të bëjmë shumë për dy kombet tona vëllazërore dhe se niveli i arritur deri tani në marrëdhëniet tona reciproke do të jetë vetëm fillimi i një ndërtimi edhe më të mirë të marrëdhënieve të ndërsjella.
Në këtë drejtim, jam shumë mirënjohës për mbështetjen që ai personalisht e jep, por edhe Qeveria kroate, në procesin e integrimit evropian neve si vend, si popull, si qytetarë, por njëkohësisht jam i sigurt se në fusha të tjera, duke përfshirë reformat në gjyqësor, reformat që janë në fusha të tjera, gjithashtu do të mund të bashkëpunojmë së bashku dhe të mbështetemi në përvojat kroate.
Edhe një herë president Plenkoviç, ju falënderoj për pritjen e mrekullueshme këtu në Zagreb”.