MaqedoniTop Lajme

Mickoski: Historikisht çmimi më i lartë i blerjes për vreshtarët është rritur për 25%

Shpërndaje

Historikisht çmimi më i lartë i blerjes për vreshtarët.

Çmimi i prodhimit të një kilogrami rrush për verë për dy varietetet më të përfaqësuara për vitin 2024 është rritur për 25% në përputhje me Ligjin për Verën.

Çmimi i prodhimit për kilogram të rrushit Vranec është rritur për 25% dhe do të jetë në vlerë prej 20,8 den/kg, ndërsa çmimi i prodhimit të një kilogrami rrush Smederevka është rritur për 25% do të arrijë vlerë prej 18,3 den/kg.

Për krahasim, vitin e kaluar kilogrami i rrushit Smederevka është blerë me çmim prej 15 denarë, që do të thotë se këtë vit kemi një rritje prej 3,3 denarë ose 22%. Derisa kilogrami i rrushit Vranec në vitin 2023 është blerë me çmim prej 18 denarë, në vitin 2024 kemi rritje prej 2,8 denarë, gjegjësisht 15,5%.

I gjithë procesi i blerjes do të monitorohet nga inspektorati i bujqësisë, i cili do të vendosë inspektorë në çdo blerje për të monitoruar procesin.

Gjithashtu, me ribalancimin janë ndarë 1 miliardë e 250 milionë denarë për pagesën e borxheve të papaguara ndaj bujqit që nuk i ka paguar Qeveria e kaluar. Dhe 350 milionë denarë për SHA Ujërat dhe Pyjet Nacionale, ku pagat nuk ishin paguar me muaj më parë.

Lufta për standardet e bujqve është prioriteti ynë. Këtë herë shteti krijon për popullin.

Pëmbushim
Për ty!

#MaqedoniaPërTy