Nuk ka zgjidhje për transportin e qytetit – Krahas marrëveshjes me Mickoskin, VMRO nuk votoi për autobusët e rinj
Unë nuk do të largohem dhe do të rri këtu 24 orë derisa të thoni se me çfarë kushtesh dhe me çfarë çmimi dëshironi t’i blini autobusët, iu drejtua kryetarja Arsovska këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së të cilët thanë se nuk do ta mbështesin kërkesën për blerjen e autobusëve të rinj eko. Arsovska u bëri thirrje këshilltarëve nga VMRO-DPMNE që të votojnë për autobusët e rinj ashtu siç i ka thirrur kryeministri Mickoski. Në të kundërtën do të dihet se për fajin e kujt qytetarët do të presin me orë të tëra autobusët e vjetër dhe kryesisht të prishur, tha ajo.
“Unë nuk do të largohem nga kjo foltore sot derisa të thoni konkretisht se si dëshironi të duket ky vendim, unë do të pranoj çdo amendament në të njëjtën sekondë kur do ta jepni. Nëse doni fonde nga buxheti, por nuk doni financim nga bankat komerciale, ne jemi të gatshëm të marrim vendimin për ndryshimin e buxhetit në të njëjtin moment dhe ta votojmë sot bashkë me këtë vendim. Ju keni shumicën, është e qartë dhe sot do të doja që t’ua tregoni qytetarëve, sepse kryetari i partisë suaj ju kërkoi të votoni sot”, tha Arsovska
Për blerjen e autobusëve votuan 20 këshilltarë nga partitë tjera, pesë ishin të përmbajtur, ndërsa një numër i madh i këshilltarëve nga VMRO-DPMNE nuk votuan fare, kështu që propozimi nuk kaloi. Kryetari i Këshillit, Trajko Sllavevski, i cili i ishte i përmbajtur tha se mendon se buxheti për vitin 2024 nuk ka para për këtë qëllim dhe nuk dihet se cili do të jetë buxheti për vitin e ardhshëm.
“As në buxhetin e Qytetit të Shkupit për vitin fillestar 2024, as me rebalancin nuk janë përcaktuar mjete buxhetore për blerjen e autobusëve eko. Një propozim- vendim i tillë i propozuar do të kishte kuptim pasi ta votojmë buxhetin për vitin 2025, në të cilin do të ketë një dispozitë dhe shumë të përcaktuar për blerjen e autobusëve. Si mund të propozojmë tani një vendim për blerjen e autobusëve kur nuk ka mjete për këtë”, deklaroi Sllaveski.