RajoniTop Lajme

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Shpërndaje

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se javën e ardhshme do të mbajë mot me riga shiu e shkarkime rrufesh.

Sipas IHMK-së parashihet një javë dinamike dhe në pjesën e parë të saj do të ketë mot të paqëndrueshëm.

Të hënën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin riga shiu të përcjella me rrufe. Disa zona të izoluara rrezikohen nga breshri. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius.

Edhe të martën do të mbajë mot i ngjashëm, por me ulje të lehta të temperaturave kryesisht në vlerat e maksimaleve. Parashihen riga shiu të përcjella me rrufe, ndërsa në zona të izoluara mund të ketë reshje breshri. Temperaturat minimale sipas IHMK-së do të lëvizin ndërmjet 14 -17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.

Të mërkurën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende- vende mund të sjellin riga shiu. Sipas IHMK-së temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-30 gradë Celsius.

IHMK-ja ka njoftuar se të enjten do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, më të fokusuara rreth relievit malor, ku atje mund të ketë edhe ndonjë rigë e izoluar shiu. Sipas IHMK-së temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius.

Të premten parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara . Temperaturat minimale Sipas IHMK-së do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius.