Presidentja Osmani cakton datën e zgjedhjeve të reja
Presidentja, Vjosa Osmani ka caktuar datën e zgjedhjeve të rregullta në Kosovë.
Sipas vendimit është caktuar data 9 shkurt 2025.
Më 31 korrik, Osmani ftoi të gjitha partitë parlamentare në konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve. Në këtë takim nuk mori pjesë kreu i partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti.