RajoniTop Lajme

Protesta në Beograd, Vuçiq ngre alarmin për grusht shteti, opozita serbe: Mos nxit luftë civile!

Shpërndaje

Edhe kryetari i Partisë së Qendrës Serbe (SRCE) Zdravko Ponoš deklaroi se regjimi po flet për trazira dhe dhunë dhe po kërcënon me gjendje të jashtëzakonshme.

“Epo, ne tashmë kemi një gjendje të jashtëzakonshme, është koha për normalitet. Këtë kërkon populli në protesta. Për trazirat dhe gjendjen e jashtëzakonshme, qeveria mbështetet në falangën e (Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë së Serbisë) Novak Nediç sepse nuk ka besim te policia. Njerëzit mbështeten te vetja për një shtet normal”, tha Ponoš.

Ndërkohë, Savo Manojlović, drejtor i fushatës së lëvizjes Kreni-promeni, i bëri thirrje ministrit të Brendshëm, Ivica Daçiç, që të sigurojë që policia të respektojë ligjin dhe të mos ushtrojë dhunë gjatë protestës, si dhe të “ndalojë së krijuari incidente“.

“Herën e fundit që Ivica Daçiç dhe Vuçiç u angazhuan në një protestë, Ranko Panić vdiq tragjikisht. Daçiç në atë kohë ishte ministër i Punëve të Brendshme dhe Aleksandër Vuçiç mori pjesë në organizimin e atyre protestave. Ai tregoi se sa shumë kujdeset për Ranko Paniçin, vdekjen e të cilit po e kërkonte politikisht, duke e emëruar sërish Daçiçin ministër të Policisë”, shtoi ai.