MaqedoniTop Lajme

Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Shpërndaje

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,74 % në raport me vendimin e datës 23.8.2024.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 0,50 denarë për litër.

Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-E V) dhe të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (EL-1) nuk ndryshojnë.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 1,125denarë për kilogram.

Nga data 27.8.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 77,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 79,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 69,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 69,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 45,170 (denarë/kilogram)