Maqedoni

Ulja e tatimit, Lloga: Do të shpërblehen oligarkët maqedonas për mbështetjen që i dhanë VMRO-së në zgjedhjet e fundit

Shpërndaje

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët-krahu i Selës, Krenar Lloga tha se, me uljen e tatimit për kompantië që fitojnë më shumë se 50 milion euro në vit, të shpërblehen oligarkët maqedonas për mbështetjen që i dhanë VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet e fundit. Lloga tha se ky është korrupsion që do të legalizohet me ligj.

“Ja si do të shpërblehen oligarkët maqedonas për mbështetjen që i dhanë VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet e fundit, me premtimin se do ta rikthejnë shtetin për ta (DeAlbanizacija).

*Do të ulin tatimin në fitim nga 10% në 5% për kompanitë me fitim vjetor mbi 50 milionë euro, për të stimuluar biznesin, tha Ministri i Ekonomisë nga vLEN, që i shërben politikave të VMRO-së.

**Korrupsion që do të legalizohet me ligj”, shkrun Lloga.