Ushtria izraelite tërhiqet pas 48 orësh nga qyteti Tulkarm në Bregun Perëndimor
Ushtria izraelite është tërhequr pas bastisjes që zgjati 48 orë nga qyteti Tulkarm në Bregun Perëndimor nën pushtim, raporton Anadolu.
Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarët, ushtria izraelite u tërhoq nga qyteti Tulkarm duke lënë pas 5 të vrarë, shumë të plagosur dhe një shkatërrim të madh në infrastrukturë.
Gjatë periudhës 48 orëshe forcat izraelite shkatërruan me buldozerë rrugët kryesore, rrjetet e ujit të pijshëm dhe kanalizimeve, shkulën shtyllat e energjisë elektrike, shembën shtëpitë dhe bënë të papërdorshëm automjetet.
Forcat izraelite edhe dje u tërhoqën pas 30 orësh nga kampi i refugjatëve Al-Faria në qytetin Tubas.
Më 28 gusht, Izraeli njoftoi se në kampet e refugjatëve në qytetet Jenin, Tulkarm dhe Tubas në veri të Bregun Perëndimor të pushtuar, kishte nisur sulmin e tij më intensiv dhe gjithëpërfshirës të quajtur “Kampet verore” që nga viti 2002, kur u zhvillua “Intifada e Dytë”.
Që nga 7 tetori 2023, të paktën 670 palestinezë janë vrarë në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe izraelitëve që grabisin tokat palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.