Ahmeti-Spiropali: Vetting në Maqedoni njëjtë sikurse në Shqipëri
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, si dy vende aleate duhet që së bashku ta vazhdojnë rrugën e tyre drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Kjo mes tjerash është biseduar në takimin që Ali Ahmeti, kryetari i BDI-së e ka patur me kryeparlamentaren e Shqipërisë, Elisa Spiropali.
Ahmeti i ka shprehur shqetësimin Spiropalit në lidhje me marrëdhëniet ndëretnike brenda Maqedonisë së Veriut si dhe, si shkruan kreu i integristëve, shkeljen e legjitmitetit që buron nga vullneti i popullit i shprehur në mënyrë demokratike përmes votës së lirë.
Postimi i plotë i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeri:
Me kënaqësi të veçantë e prita Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë , zonjën Elisa Spiropali sot në Shkup.
Me zonjën Spiropali diskutuam për çështjet që kanë të bëjnë me anëtarësimin e dy vendeve tona në Bashkimin Evropian, rrugë të cilën e kemi bërë së bashku dhe para vetes kemi shumë sfida.
Zonjës Spiropali i kam shprehur shqetësimet e mia në lidhje me marrëdhëniet ndëretnike brenda Maqedonisë së Veriut si dhe shkeljen e legjitmitetit që buron nga vullneti i popullit i shprehur në mënyrë demokratike përmes votës së lirë.
Gjithashtu, kemi biseduar për nevojën për Veting me mbikëqyrje ndërkombëtare, duke ndarë edhe përvojat konkrete me Shqipërinë në këtë sferë mjaft të rëndësishme.
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, si dy vende aleate duhet që së bashku ta vazhdojnë rrugën e tyre drejt integrimit në Bashkimin Evropian.