Rajoni

Berisha kundër shtetit Bektashi: ‘E meritojnë të jenë kryegjyshatë botërore, por jo shtet’!

Shpërndaje

Krijimin e një shteti sovran bektashian në Tiranë, Sali Berisha e cilëson si një ide antishqiptare dhe se ata e meritojnë kryegjyshatën e botës, por jo shtet më vete.

Duke folur para gazetarëve për këtë ide ai tha: Së pari Berisha ka një respekt të veçantë për bektashizmin shqiptar. Rama synoi të luaj letrën e fundit të armiqësisë dhe ndasive fetare. Synoi të fusë hundët në besimin mysliman për qëllim e mafioze antishqiptare.

E bëri i shtyrë nga Beogradi. Shqipëria ka qenë dhe do mbetet njjë shtet laik, i harmosinë dhe bashklëpunimit ndërfetar. Bektashinjt meritojnë kryegjyshatën e botës, por nuk nënkupton kurrë shtet islamik brenda Shqipërisë.