MaqedoniTop Lajme

Mickoski për BE-në: Kjo është diktat, nëse ky është kushti, atëherë: Faleminderit!

Shpërndaje

Vendimi i Brukselit për ndarjen e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në rrugën drejt BE-së, për kryeministrin Hristijan Mickoski është mesazh i keq për popullin që jeton në vend.

Ai thekson se janë të padrejta kushtet të cilat i imponohen Maqedonisë dhe vlerësoi se bëhet fjalë për diktat dhe porositi që “askush nuk duhet të kushtëzoj për lëshime kombëtare”.

“E ndajmë përshtypjen e shumicës së madhe të qytetarëve të Maqedonisë së nuk duhet më mbi bazë të lëshimeve kombëtare, pa garnacione të pranojmë kushte. Për mua kjo është diktat. Nëse ky është kushti për Maqedoninë, atëherë, jo faleminderit. Këto nuk janë vlera evropiane”, tha Mickoski.