Nëna nga Gjakova rrëfen plagët: Jetova 3 vite me idenë që djemtë e mi ishin gjallë
Luljeta Sharani, e cila jeton e vetme në Gjakovë, për emisionin “Real People” ka rrëfyer vuajtjet e luftës serbe dhe humbjen e bashkëshortit dhe djemve të saj.
Mes dhimbjes ajo tregoi se jetoi tre vite me shpresën se djemtë i kishte gjallë por që për fat të keq ata u vranë nga serbët. Nënë Luljeta sot jeton e vetme ama kujtimet e djemve e mbajnë gjallë.
“Arsyeja pse jetoj e vetme, dikur jetoja me vajzën, kur u martua nuk kam dashur që ajo të rrijë këtu se sipas traditës shqiptare, ata duhet ta kenë derën hapur që të vijnë te daja. Kemi qenë një familje shumë e lidhur mes njeri-tjetrin, djemtë kanë qenë shumë të dëgjueshëm me të atin. Kur m’i kthyen pas 3 vjetësh trupat e burrit dhe 2 djemve nipat kanë qenë të vegjël. Kur na i kanë sjellë arkivolet na i kanë sjellë me flamurin kuqezi. Unë flamujt e dy djemve s’mund t’i hiqja, hoqa të burrit dhe ja hodha krahëve nipit dhe i thashë: Diar, gjyshi dhe dajat paskan derdhur gjak për një të ardhmen tuaj të më të mirë, e gëzofsh lirinë. Tre vjet kam jetuar me shpresën se ata ishin gjallë dhe akoma nuk bindem që nuk i kam, se janë kthyer përmes ADN, kanë identifikuar mostrat, ne nuk kemi parë asnjë trup”, rrëfeu ajo.