MaqedoniTop Lajme

Orban: Si kryesuese të Bashkimit Evropian, punojmë në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian

Shpërndaje

Mirëdita zonja dhe zotërinj, shpresoj se mund të flas në gjuhën hungareze.

Na vjen mirë që mund të jemi këtu në Maqedoninë e Veriut, ju faleminderit për ftesën nga ana e Qeverisë maqedonase dhe dua të ju përcjell përshëndetjet nga populli i Hungarisë, nga populli hungarez drejt popullit maqedonas, për shkak se bëhet fjalë për dy shtete mike.

Gazetarë, dua të ju njoftoj se takimi i sotëm është takimi i 18-të që unë dhe zotëri Kryeministrin e kemi realizuar. Dhe nuk është fshehtësi që partia që përfaqëson zotëri Kryeministrin dhe Qeveria jonë FIDES janë në marrëdhënie vëllazërore, por ne kurrë nuk i përziejmë punët e partisë dhe ato shtetërore, por është mirë çdo herë që partitë vëllazërore të jenë në pushtet dhe të shkëmbejnë bashkërisht veprimet e tyre. Prandaj e ftova zotëri Kryeministrin të vijë në Hungari dhe të mbajë mbledhjen radhës ndërqeveritare në Hungari.

Në këtë shtet për herë të tretë vij dhe atë në kohën më të mirë, sepse këtë vit po festojmë tridhjetë vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve. Dhe kjo është një mundësi e mirë për faktin se sipas pikëpamjeve tona, të dy kombet kanë tradita të gjata historike dhe të dy kombet kanë luftuar për ruajtjen e interesave kombëtare dhe të lirisë gjatë gjithë kësaj kohe. Është e rëndësishme të ruajmë idealet dhe krenarinë tonë kombëtare dhe mendoj se do të pajtoheni me ne se gjëja më e rëndësishme për një komb është të ruajë krenarinë e tij kombëtare.

Tema më e rëndësishme, siç dëgjuat nga zotëri Kryeministri, është anëtarësimi i Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe Hungaria si kryesuese e Bashkimit Evropian, ishte logjike që ta vendoste këtë temë dhe sot për këtë më së shumti kemi biseduar. Qëndrimi i Hungarisë është i njohur mirë, stabiliteti i Rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe integrimi i Rajonit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian janë shumë të rëndësishme.

Anëtarësimi i një shteti nuk është problem dhe nuk është një sfidë, por është një mundësi e madhe për të gjitha vendet që tashmë janë anëtare të Bashkimit Evropian, po ashtu edhe për Hungarinë.

Të gjithë e pamë se me anëtarësimin ne të gjithë morëm shumë avancime, por Bashkimi Evropian ndërkohë e ka humbur dinamikën e saj dhe prandaj duhet të sigurojmë zgjerimin, sepse kjo është mënyra më e mirë. Ne nuk e anashkalojmë faktin që Ukraina dhe Moldavia në disa mënyra kanë marrë procedura të përshpejtuara të jashtëzakonshme për anëtarësim. Ne duhet të kemi para vetes edhe faktorin gjeopolitik, por duhet të respektojmë edhe që shtet që kanë vite që punojnë për t’u bashkuar me Evropën, tani janë vënë në plan të dytë dhe kjo nuk është e ndershme nga ana jonë.

Dhe prandaj ne nga ana jonë si kryesues të Bashkimit Evropian konsiderojmë shumë të rëndësishme që të mbajmë në agjendë anëtarësimin e Rajonit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, dhe në përputhje me rrethanat dëshirojmë të përshpejtojmë procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimi Evropian.

Nëse zotëri Kryeministër më lejon, do të doja të them vetëm disa fjalë për vitet e kaluara, popujt dhe vendet e Ballkanit Perëndimor meritojnë shumë më tepër se sa po marrin tani nga Brukseli. Duhet të them se këto vende duhet të ishin anëtarë të Bashkimit Evropian për një kohë të gjatë, Maqedonia e Veriut është kandidate për anëtarësim që nga viti 2005 së bashku me Kroacinë. Në vitin 2008, së bashku me kroatët, ata morën një opinion pozitiv, nga atëherë kroatët janë anëtarë të Bashkimit Evropian dhe negociatat për anëtarësim me Maqedoninë ende nuk kanë filluar. Ky është një gabim i madh nga ana e Bashkimit Evropian, të cilin unë do ta karakterizoja si një gabim historik dhe tani ky gabim mund të vendoset në katror, sepse Maqedonia e Veriut do të renditet pas Shqipërisë për anëtarësim, për të cilin nuk shoh arsye. Kjo do të jetë një sfidë e madhe për këtë Qeveri për të luftuar këtë qëndrim të pandershëm.

Më lejoni të them disa fjalë për bashkëpunimin dypalësh. Dua të them se gjatë verës tashmë kemi ndihmuar me rreth 50 zjarrfikës, kemi ndihmuar në shuarjen e zjarreve në pyje me pajisje serioze teknologjike. Shpresoj se zjarrfikësit tanë kanë bërë një punë të mirë dhe kanë arritur t’ju ndihmojnë. E theksoj këtë, sepse kjo është në të vërtetë përgjigja jonë ndaj ndihmës që marrim nga Maqedonia në vitet 2015-2016 në lidhje me krizën e emigrantëve, dhe më pas u ndërgjegjësuam se Maqedonia e Veriut nuk është vetëm një vend mik, por ka një rëndësi kyçe për sigurinë e shtetit hungarez. Meqenëse vendi juaj është në rrugën e migracionit dhe nëse nuk arrini të luftoni migracionin ilegal, atëherë duhet ta bëjmë vetë dhe prandaj është shumë e rëndësishme që ju të keni një Qeveri të suksesshme që është në gjendje të ndalojë valën e migrantëve dhe nëse është e nevojshme ne jemi të gatshëm për t’ju ndihmuar në të gjitha mënyrat.

Sot nga bisedat tona konstatuam se 2004 policë deri më tani kanë marrë pjesë së bashku me policët maqedonas në sigurimin e kufirit jugor dhe janë penguar 16000 migrantë ilegalë të hyjnë në Maqedoni dhe ky është shembull i mirë i bashkëpunimit. Dhe ky është arsyetimi se Hungaria është e gatshme për bashkëpunim financiar dhe me këtë dëshirojmë të kontribuojmë në rritjen e sigurisë në Maqedoni. Është shumë e rëndësishme për ne që Maqedonia e Veriut të ketë një Qeveri të qëndrueshme dhe të fortë që është e aftë të kryejë detyrat e saj.

Ne gjithashtu duam t’ju ndihmojmë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ne kemi përvojat tona, pozitive dhe negative, dhe në këtë kontekst kërkojmë nga Qeveria juaj që të na tregojë se cila është ajo formë dhe mënyra në të cilën ne mund të ndihmojmë juve. Hungaria ka burimet e veta financiare që mund t’i investojë në Maqedoni dhe Qeveria maqedonase është ajo që duhet të thotë se ku është e nevojshme kjo ndihmë.

Hungaria gjithashtu ofron ndihmë në fushën e arsimit, Hungaria jep bursa për studentët maqedonas për të studiuar në territorin e Hungarisë dhe ne dëshirojmë që kjo të vazhdojë edhe më tej.

I nderuar zotëri Kryeministër, ju presim në Hungari.