Osmani: Gratë e Kosovës kanë qenë gjithnjë në ballë të çdo procesi historik të Republikës
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në takimin vjetor në New York të Clinton Global Initiative.
Osmani u shpreh se gratë e Kosovës kanë qenë gjithnjë në ballë të çdo procesi historik të Republikës, shkruan albazone.mk.
Postimi i plotë i Presidentes Osmani:
“Gratë në vijë të parë” ishte diskutimi i sotëm në takimin vjetor në New York të Clinton Global Initiative.
Gratë e Kosovës kanë qenë gjithnjë në ballë të çdo procesi historik të Republikës—si në kohën e rezistencës, ashtu edhe në luftë, në shtetndërtim dhe në çdo proces vendimtar për të ardhmen tonë.