RajoniTop Lajme

Osmani takon Bill dhe Hillary Clinton: Liria e popullit tonë mbanë edhe vulën e kontributit tuaj të pakrahasueshëm

Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ajo gjatë qëndrimit aty është takuar me Presidentin Bill Clinton dhe Hillary Clinton.

Osmani përmes një postimi në Facebook ka falënderuar Bill dhe Hillary Clinton për ato që kanë bërë për Kosovën.

“Faleminderit, President Clinton dhe Sekretare Clinton, për gjithçka që keni bërë dhe vazhdoni të bëni për Republikën e Kosovës”.

“Liria e popullit tonë mbanë edhe vulën e kontributit tuaj të pakrahasueshëm”, shkroi Osmani.