Osmani viziton “Vatrën” në ShBA: Promovoi identitetin kombëtar dhe kauzën për liri
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka vizituar Federatën Pan Shqiptare “Vatra” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Osmani tha se e themeluar nga Noli e Konica, “Vatra” u bë vatër e shqiptarëve të ShBA-së.
“Në kohët më të vështira për popullin shqiptar, “Vatra” ishte pikë referimi për shqiptarët e Amerikës, duke mbrojtur dhe promovuar identitetin tonë kombëtar dhe kauzën për liri, pavarësi e demokraci”, shkroi Osmani.
Tutje, ajo u shpreh e nderuar me vizitën në “Vatra” dhe anëtarësinë e shoqatës më të vjetër shqiptare në Amerikë.