Policia vendos pengesa për kamionë tek ura e Bërnjakut

Shpërndaje

Policia e Kosovës të enjten ka vendosur pengesa prej betoni tek ura e Bërnjakut në veri.

Këtë e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani. Sipas tij, kjo po bëhet me qëllim të ndalimit të kontrabandës.

Elshani ka thënë se pengesat janë vendosur për të pamundësuar qarkullimin e kamionëve.

“Veturat mund të kalojnë”, ka thënë ai.