Shkupjani e ka marrë një veturë “rent a car” dhe nuk e ka kthyer më, i ngritet padi penale
SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër S.C. (52) nga Shkupi, për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “përvetësim”. I denoncuari kishte marrë me qira një automjet “Kia” nga një kompani për marrje me qira të automjeteve, të cilin nuk e kishte kthyer sipas marrëveshjes dhe ka përfituar në mënyrë të paligjshme një përfitim pasuror prej 979,530 denarësh.