MaqedoniTop Lajme

Snopçe i përgjigjet kryeministrit: Edhe ne i urojmë fat Mickoskit!

Shpërndaje

Shefi i grupit parlamentar të koalicionit VLEN, Halil Snopçe, tha se përgjigja që mori sot nga kryeministri Hristijan Mickoski, nuk nënkupton se partnerit shqiptar i tregohet dera për dalje nga Qeveria.

Por, Snopçe tha se nëse vjen deri aty puna, edhe ai i uron fat Mickoskit, siç i uroi ky i fundit, paraprakisht.

24 Shtator, 2024 19:24

“Kryeministri, sigurisht, ka dhënë një deklaratë të tillë sepse ma merr mendja se edhe ai është i vetëdijshëm, se nga vijnë këto iniciativa. Më i vetëdijshëm se ne se dikush dëshiron të hedh shkëndija të krizës në qeverisje. Pra, ai ka përvojë më shumë dhe mendoj se nuk ka lidhje më këtë. Normalisht, ai thotë nëse dikush e lëshon qeverinë, i dëshirojmë fat edhe ne themi, edhe ne i dëshirojmë fat të gjithëve nëse vijmë në atë derexhe. Është një deklaratë normale, ai është kryeministër. Ne kemi politikat tona autonome, ne jemi partner, raport forcash, pra kur partneriteti nuk funksionon, atëherë është shumë normale, secili në rrugë të vet. Kjo pranohet me sportivitet, nuk ka dicka tragjike në këtë gjë. Pra, normal, deri tani kemi funksionuar si partner, si raport forcash, jo si raport fuqish. Dhe me siguri edhe në të ardhmen do të funksionojmë si raport forcash, deri në realizimin e përcaktimeve tona programore”, tha Snopçe për gazetën LAJM.

Më poshtë mund të ndiqni prononcimin e tij të plotë.