Taravari siguron se nuk ka përçarje në koalicionin qeverisës

Shpërndaje

Ministri i Shëndetësisë dhe lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i ka quajtur “probleme të vogla”, mosmarrëveshjet brenda koalicionit qeveritar rreth ligjit të “branitellave” dhe gjuhës shqipe, që ditëve të fundit shpërthyen në përplasje publike mes funksionarëve të koalicionit VLEN dhe kryeministrit Hristijan Mickoski.

Në një deklaratë të dhënë në Nju Jork për agjencinë MIA, ku po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Taravari ka mohuar se ka përçarje në koalicion, duke vlerësuar se, raportet mes VLEN-it dhe VMRO – DPMNE-së janë mjaft korrekte.