Vetëvendosje tubon gratë, Kurti u flet për barazi, Albulena Haxhiu ua kujton zgjedhjet: Ta ruajmë mbështetjen që kemi marrë

Shpërndaje

Në mbledhjen e organizatës Gratë për Vetëvendosje, të pranishëm ishin edhe kryeministri Albin Kurti e ministrja Albulena Haxhiu.

Në fjalën e tij Kurti tha se Qeveria ka përgjegjësi që të ndërtoj politika afirmative për qytetarët, e sidomos për gratë.

Ai tha se gratë duhet të jenë të përfshira në çdo temë dhe në selicën prej tyre të trajtohet pabarazia gjinore.

“Ne kemi marrë udhëheqjen e qeverisë me këtë bindje, ne jemi votuar nga gratë për shkak që përfaqësojmë këtë bindje. E tash qeveria dhe gratë e vajzat së bashku duhet ta mbajmë fokusin veçanërisht tek ato gra që janë më të varfra si dhe te gratë e pakicave etnike, fetare etj. Gratë nuk duhet të diskutojnë e të kenë pjesëmarrje e vendimmarrje vetëm për çështje gjinore, por për çdo çështje (politike dhe ekonomike, sociale dhe kulturore). Gratë për çdo çështje, dhe asnjë çështje pa gratë. Çdo temë të trajtohet edhe nga gratë, në çdo temë të trajtohet pabarazia gjinore”, tha kryetari i VV-së Albin Kurti.

Ndërsa kryetarja e organizatës Gratë për VETËVENDOSJE!, Albulena Haxhiu, ua rikujtoi grave se mbështetje në zgjedhjet e kaluara morën pikërisht nga ato.

“Kemi pak më shumë se 4 muaj kohë për tu përgaditur për ditën e zgjedhjeve. Që vajzat dhe gratë e kanë votuar në të kaluarën masivisht LVV, ne e kemi thënë këtë disa herë. Mbështetjen e madhe që kemi marr në zgjedhjet e fundit nga gratë duhet angazhuar që ta ruajmë, me synimin që ta ngrisim dhe kjo do të jetë e mundur që si Qeveri, me ndihmën tuaj, të vazhdojmë punën në adresimin e politikave feministe si dhe në programin e ardhshëm qeverisës të përfshihen politika të reja feministe”, tha Haxhiu.

Postimi i plotë: